Taksat dhe Tatimet
Taksat dhe Tatimet
Jeni Biznes?
Mësoni në detaje rreth kategorive të tatimpaguesve, të ardhurave të tatueshme, deklarimeve dhe pagesave, si dhe informacione të tjera të rëndësishme për bizneset.
► Cilat janë kategoritë e tatimpaguesve sipërmarrës?
Kategoritë e Sipërmarrësve
Si tatimpagues, sipërmarrësit janë të detyruar nga ligji të paguajnë tatime, taksa, dhe kontribute për sigurime shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të mbajnë tatimin në burim. Regjimi tatimor është i pavarur nga forma e organizimit apo personaliteti juridik i personit tregtar. Përcaktues është qarkullimi (xhiro) realizuar gjatë një periudhe tatimore (vitit kalendarik).
► Cilat janë tatimet që duhet të paguajë një sipërmarrje?
Tatimet për Biznesin
- Tatimi mbi të ardhurat
- Tatimi mbi të ardhurat personale
- Transferimi i çmimit
- Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël
- Tatimi mbi vlerën e shtuar
- Taksa dhe tatime të tjera për punëdhënësit
Do të njiheni më në detaje me llojet e tatimeve që paguhen nga sipërmarrësit.
► Si regjistrohen, administrohen dhe mbyllet një biznes?
Cikli i Jetës së Një Biznesi
Shqipëria ka avancuar në përputhje me kërkesat për aderimin në organizatat Evropiane. Që nga maji 2022, të gjitha shërbimet për regjistrimin fillestar dhe ndryshimet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit kryhen vetëm online.
► Kur është afati i deklarimit dhe pagesës së tatimeve për biznesin?
Deklarimi dhe Pagesa për Biznesin
Informacion i përgjithshëm mbi llojet e tatimeve për biznesin, vështirësitë financiare të tatimpaguesve, detyrimet tatimore të paguara më tepër, rimbursimi dhe apelimi tatimor. Krijimi i një sipërmarrjeje përfshin detyrimin për të përmbushur deklaratat sipas përgjegjësive tatimore për të cilat është regjistruar (tatimi mbi fitimin, TVSH, sigurime shoqërore dhe shëndetësore, tatimi mbi të ardhurat nga punësimi dhe tatime/taksa të tjera në varësi të aktivitetit të sipërmarrjes).
Lidhu me: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
► Kur është afati i deklarimit dhe pagesës së tatimeve për sipërmarrësin?
Kalendari Tatimor për Biznesin
Afatet e deklarimeve tatimore janë një pjesë e rëndësishme e planifikimit të biznesit dhe punës së ekonomistit. Pamundësia për të plotësuar në kohë deklaratat tatimore dhe për të kryer pagesat shoqërohet me penalitete. Njihuni me kalendarin e deklarimeve tatimore sipas llojit të përgjegjësisë tatimore ku jeni të regjistruar.
Jeni?
- Individ
- Sipërmarrës
- Organizatë Jofitimprurëse dhe Ente Publike
- Biznes i Madh
EKONOMISTI JONE ështe një Zyrë konsulence dhe shërbimesh për bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha. Shërbime mbi Taksat dhe Tatimet, Deklararat tatimore, Pagat dhe Punonësit, Hapja dhe Regjistrimi i një biznesi të ri, Fiskalizimi i biznesit, Shërbime Kontabiliteti etj.
KONTAKTi
info@sunconsulting.al
+355 67 3044475
© 2024. EKONOMISTI JONE. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

