SHERBIME KONTABILITETI

Ne Ju Udhëheqim Drejt Sukcesit të Biznesit Tuaj

Ekonomisti Jone është një zyrë konsulence dhe shërbimesh për bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha. Ne ofrojmë shërbime të plota për individë dhe pronarë biznesesh, duke siguruar njohuri gjithëpërfshirëse dhe këshilla të besueshme.

▨ Shërbime Kontabiliteti

Kontabiliteti është gjuha e biznesit dhe si çdo komunikim tjetër, informacioni duhet të jetë i shpejtë, në kohë reale, i kuptueshëm dhe i përshtatur për çdo situatë.

Ne mund të krijojmë një sistem informacioni kontabël që ofron informacion të plotë dhe në kohë reale. Shërbimi ynë i kontabilitetit ofron raportim të detajuar dhe analizë kritike, duke ju ndihmuar të vlerësoni shëndetin financiar të aktivitetit tuaj dhe të realizoni qëllimet e biznesit tuaj.

Ndryshimet e shpejta teknologjike kanë sjellë mundësi të reja për përshtatjen e sistemeve të informacionit kontabël dhe integrimin e shumë aktorëve të sipërmarrjeve. Ky sistem informacioni nuk është thjesht një plan llogarish për kontabilistët, por një burim i çmuar informacioni.

Ne do të vlerësojmë të gjitha proceset tuaja të biznesit për të krijuar së bashku sistemin më të mirë të informacionit kontabël dhe qarkullimin e dokumentacionit. Kështu, do të përfshijmë të gjithë aktorët që kontribuojnë në punën tuaj, duke siguruar informacion në kohë reale.

Zyra jonë e kontabilitetit mund t'ju ndihmojë duke përgatitur raporte financiare të ndryshme ose duke ofruar shërbim të plotë të mbajtjes së informacionit kontabël, duke ju lejuar të përqendroheni në drejtimin e biznesit tuaj.

Paketa e Plotë e Shërbimeve Kontabël:

- Mbajtja e plotë e llogarive tuaja

- Krijimi i sistemit të informacionit kontabël

- Përgatitja e pasqyrave financiare

- Rishikimi i raportimeve dhe të dhënave kontabël

- Raporte dhe analiza për vendimmarrje

Një Ekip Profesionistësh

Ne mund t'ju ndihmojmë me mbajtjen e kontabilitetit, rishikimin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare. Analiza jonë financiare do t'ju japë një pamje më të mirë mbi faktorët që drejtojnë biznesin tuaj.

Ju ftojmë të përfitoni nga konsultimi ynë i parë falas për të diskutuar kërkesat tuaja për shërbimet e kontabilitetit. Dërgoni një SMS në numrin WHATSAPP: +355682424607, ose shkruani në info@sunconsulting.al për të caktuar një takim.

SHËRBIME KONTABILITETI

Lidhuni me: Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit

▨ Shërbime Kontabiliteti

Për klientët që fillojnë veprimtarinë dhe që kanë nevojë për një kompani të specializuar për të mbajtur librat e tyre, ne ofrojmë të gjitha shërbimet e kontabilitetit, duke filluar nga regjistrimet fillestare deri te përgatitja e pasqyrave financiare në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar.

◎ Mbajtja e Kontabilitetit

◎ Kontabilitet Financiar

◎ Kontabilitet Material

◎ Përllogaritja e Pagave

◎ Përgatitja e Pasqyrave Financiare

▨ Analiza dhe Raporte Financiare

Zyra jonë ofron ndihmë në përgatitjen e raporteve financiare dhe shërbime të plota të mbajtjes së informacionit kontabël, duke ju ndihmuar të fokusoheni në drejtimin e biznesit tuaj.

Krahasime të Bilanceve të Suksesit:

- Analiza e Koeficientëve Financierë

- Krahasimet mujore ose vjetore dhe nxjerrja e raporteve statistikore

- Pasqyra e Të Ardhurave

- Bilanci i Gjendjes

- Rrjedha e Parasë

- Ndryshimet në Ekuitet

- Gjendja e Stokut

- Kartelat Financiare

a person sitting at a desk with a calculator and a notebook
a person sitting at a desk with a calculator and a notebook
man writing on paper
man writing on paper

Ju duhet një Ekonomiste për biznesin tuaj ?