Si te hapni një biznes
Si te hapni një biznes? Regjistrimi fillestar është një hap thelbësor për nisjen e biznesit tuaj. Zbuloni se si të filloni tani dhe bëni vendimin e duhur për të arritur sukses në biznesin tuaj
8/14/20242 min lexim
Si të Hapni një Biznes të Vogël
Nëse po planifikoni të filloni një biznes të vogël, regjistrimi fillestar është një nga hapat kryesorë për të nisur aktivitetin tuaj. Ndoshta keni pasur mendimin për të hapur biznesin tuaj për një kohë, por tani mund të jetë momenti i përshtatshëm për të vepruar. Ky është një nga vendimet më të rëndësishme që një sipërmarrës duhet të marrë.
Procesi kërkon informacione të detajuara mbi kushtet dhe kostot e nisjes së biznesit, si dhe për pasojat e regjistrimit, taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera. Po ashtu, është e rëndësishme të shqyrtoni mundësitë që biznesi juaj mund të ofrojë për të arritur sukses.
Në këtë fazë fillestare, është e domosdoshme të bëni një parashikim të ardhurave dhe shpenzimeve të biznesit për të qenë të përgatitur për çdo situatë. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një pasqyrë të qartë të situatës financiare dhe të bëni vendime të sakta në kohë të duhur.
Pas regjistrimit të biznesit, është e nevojshme të ndiqni disa procedura dhe praktika fillestare. Disa prej këtyre çështjeve kanë afate maksimale që duhet të respektohen, ndërsa të tjera kanë afate minimale që janë të detyrueshme për fillimin e aktivitetit.
Sipërmarrësit duhet të ndjekin hapat e duhur për regjistrimin e biznesit të tyre. Është e këshillueshme të besoni një ekonomisti për regjistrimin e biznesit tuaj dhe të merrni konsulencë për çështjet ligjore dhe administrative në fillim të aktivitetit tuaj. Për shembull, duhet të vendosni nëse do të regjistroni biznesin si Person Fizik apo Shpk. Konsultimi me një ekonomist do t’ju ndihmojë të shmangni frikën nga gjobat dhe penalizimet për mosrespektimin e afateve dhe do t’ju ofrojë mundësi për të zhvilluar një biznes të suksesshëm.
Në vijim, po ilustrojmë hapat që duhet të ndiqni për hapjen e biznesit tuaj:
1. Zgjidhni një emër për biznesin tuaj.
2. Hapni llogarinë e biznesit në portalin qeveritar e-Albania.
3. Hapni llogarinë e tatimeve.
4. Vendosni për adresën zyrtare të biznesit tuaj.
5. Hapni llogarinë bankare.
6. Kryeni procesin e fiskalizimit.
7. Ndiqni procedurat për të marrë lejen/licencën e nevojshme.
8. Aplikoni në Regjistrin e Pronarëve Përfitues.
9. Pagoni taksat vendore.
10. Përgatitni një vulë në emër të biznesit.
11. Informohuni për lejen e punës dhe lejen e qëndrimit për shtetasit e huaj.
Për informacione më të detajuara mbi këto hapa, klikoni këtu: [Si të Hapni një Biznes në Shqipëri]
Për më shumë ndihmë në regjistrimin e biznesit në Shqipëri, mund të kontaktoni një konsulent biznesi të licencuar ose një ekonomist për biznesin.
Nga: Msc. Kliton Domi / Specialist në Kontabiliteti dhe Finance
Kontakti:
- WhatsApp: +355682424607
- Telefon: +355673044475
Për informacion të vlefshëm për nisjen e një aktiviteti, mund të kontaktoni gjithashtu Qendrën Kombëtare të Biznesit.
EKONOMISTI JONE ështe një Zyrë konsulence dhe shërbimesh për bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha. Shërbime mbi Taksat dhe Tatimet, Deklararat tatimore, Pagat dhe Punonësit, Hapja dhe Regjistrimi i një biznesi të ri, Fiskalizimi i biznesit, Shërbime Kontabiliteti etj.
KONTAKTi
info@sunconsulting.al
+355 67 3044475
© 2024. EKONOMISTI JONE. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

