Sa kushton të nisësh një biznes?

Nëse jeni duke menduar të hapni një biznes, është e rëndësishme të kuptoni se çfarë nënkupton këtë në aspektin financiar.

8/22/20242 min lexim

person holding pen writing on paper
person holding pen writing on paper

Sa kushton të nisësh një biznes?

Nëse jeni duke menduar të hapni një biznes, është e rëndësishme të kuptoni se çfarë nënkupton këtë në aspektin financiar. Çdo hap për të nisur një aktivitet privat ka një çmim, dhe ky artikull do të hedhë dritë mbi kostot totale dhe se si ato krahasohen në rajon.

Çfarë Kushton Të Hapësh Një Biznes në Shqipëri?

Të nisësh një biznes në Shqipëri është një mundësi e shkëlqyer, veçanërisht për investitorët e huaj dhe emigrantët që planifikojnë të kthehen në atdhe për të krijuar një aktivitet të ri. Emigrantët shpesh përfitojnë nga avantazhe dhe mundësi të veçanta kur vendosin të hapin një biznes në Shqipëri.

Megjithatë, si për çdo vend tjetër, ka disa kosto që duhet të merret në konsideratë. Sipas një raporti analitik të Bankës Botërore, pjesë e raportit "Doing Business", regjistrimi i një biznesi përfshin disa hapa dhe shpenzime të ndryshme.

Kostot e Regjistrimit dhe Shpenzimet e Tjera

Regjistrimi i një biznesi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) kushton vetëm 100 lekë. Megjithatë, për të regjistruar biznesin në bashki, kostoja është shumë më e lartë, duke e çuar faturën e përgjithshme të regjistrimit në rreth 10.4% të të ardhurave mesatare për frymë në Shqipëri. Ky është niveli i dytë më i lartë në rajon, pas Bosnjës, ku regjistrimi i një biznesi arrin në 14.8% të të ardhurave mesatare. Në vendet e tjera të rajonit, ky tregues variacion nga 0.1% deri në 7.3%.

Përveç regjistrimit, ka edhe shpenzime të tjera që ndihmojnë në ngritjen e një ndërmarrjeje. Një nga këto është lidhja e biznesit në rrjetin elektrik. Në Shqipëri, kjo kosto është një nga më të lartat në rajon, duke përfaqësuar 491.4% të të ardhurave për frymë. Në krahasim, në vendet e tjera të rajonit, lidhja në rrjetin elektrik kushton nga 70% në Greqi deri në 464.8% në Mal të Zi.

Regjistrimi i pronave gjithashtu ka një kosto të konsiderueshme. Në Shqipëri, ky shërbim kushton rreth 10.2% të vlerës së pronës, ndërsa në vendet e tjera të rajonit, ky tregues luhatet nga 3.1% deri në 5.2%.

Përpjekjet për Uljen e Kostove

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të ulur kostot e biznesit, duke përfshirë përpjekje për të thjeshtuar procedurat burokratike dhe për të krijuar një ambient më të favorshëm për investitorët. Megjithatë, sipas të dhënave të Bankës Botërore, bizneset në Shqipëri përballen me një barrë të konsiderueshme financiare në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Nëse po planifikoni të hapni një biznes në Shqipëri, është e rëndësishme të merrni parasysh këto shpenzime dhe të përgatiteni për to. Nëse keni nevojë për ndihmë për të naviguar në këtë proces, jemi këtu për të ofruar asistencë. Na kontaktoni për çdo pyetje që mund të keni dhe për të marrë këshilla të vlefshme për hapjen e biznesit tuaj.

Ju duhet një Ekonomiste për biznesin tuaj ?