Sa Kushton të Hapësh Një Biznes?
Hapja e një biznesi është një investim që kërkon një faturë financiare të caktuar. Por, sa janë kostot totale të nisjes së një aktiviteti privat dhe si ndryshojnë ato në rajon?
8/14/20242 min lexim
Sa Kushton të Hapësh Një Biznes?
Hapja e një biznesi është një investim që kërkon një faturë financiare të caktuar. Por, sa janë kostot totale të nisjes së një aktiviteti privat dhe si ndryshojnë ato në rajon?
Kostot e Hapjes së Një Biznesi në Shqipëri.
Të hapësh një biznes në Shqipëri mund të jetë një mundësi e mirë për investitorët e jashtëm, veçanërisht për emigrantët që kthehen për të filluar një aktivitet të ri. Emigrantët kanë shumë avantazhe dhe përfitime nëse vendosin të investojnë në Shqipëri.
Mbështetje për Biznesin Tuaj
Nëse keni nevojë për një ekonomist për të menaxhuar aspektet financiare të biznesit tuaj, jemi këtu për të ndihmuar. Na kontaktoni për çdo pyetje dhe informacion të nevojshëm.
Analiza e Kostove:
Sipas një raporti të detajuar analitik nga Banka Botërore, pjesë e raportit “Doing Business”, kostot për regjistrimin e biznesit në Shqipëri janë si më poshtë:
- Regjistrimi i Biznesit: Megjithëse procedura e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) kushton vetëm 100 lekë, regjistrimi i biznesit në bashki përfshin një kosto shumë më të lartë, duke e bërë hapjen e një biznesi të kushtojë rreth 10.4% të të ardhurave mesatare për frymë. Ky është niveli i dytë më i lartë në rajon, pas Bosnjës, ku kostot arrijnë deri në 14.8% të të ardhurave mesatare. Në vendet e tjera të rajonit, treguesi varion nga 0.1% deri në 7.3%.
- Lidhja me Rrjetin Elektrik: Kostoja për lidhjen e biznesit në rrjetin elektrik në Shqipëri është rreth 491.4% e të ardhurave për frymë, niveli më i lartë në rajon. Në vendet e tjera, kjo kosto varion nga 70% në Greqi deri në 464.8% në Mal të Zi.
- Regjistrimi i Pronës: Bizneset që zotërojnë prona duhet t’i regjistrojnë ato, dhe në Shqipëri kjo kosto është mesatarisht 10.2% e vlerës së pronës, më e lartë se në vendet e tjera të rajonit, ku kostoja varion nga 3.1% deri në 5.2%.
Përpjekjet për Përmirësim
Në dekadën e fundit, Shqipëria ka ndërmarrë masa për të ulur kostot e biznesit. Megjithatë, siç tregojnë shifrat e Bankës Botërore, bizneset në Shqipëri vazhdojnë të përballen me kosto më të larta në krahasim me vendet fqinje, sidomos në aspektin burokratik dhe procedurial.
Burimi: Banka Botërore, Top Channel
Ju duhet një Ekonomiste për biznesin tuaj ?
Kliko dhe na shkruani në WHATSAPP
EKONOMISTI JONE ështe një Zyrë konsulence dhe shërbimesh për bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha. Shërbime mbi Taksat dhe Tatimet, Deklararat tatimore, Pagat dhe Punonësit, Hapja dhe Regjistrimi i një biznesi të ri, Fiskalizimi i biznesit, Shërbime Kontabiliteti etj.
KONTAKTi
info@ekonomiste.al
© 2024. EKONOMISTI JONE. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

