Si Regjistrohet Një Biznes?

Si Regjistrohet Një Biznes?

Regjistrimi Fillestar i Biznesit: Si të Hapim një Biznes

Regjistrimi i Biznesit dhe Shërbimet e ofruara nga EKONOMISTI JONE

EKONOMISTI JONE ofron shërbime të plota për regjistrimin e biznesit tuaj të ri, duke garantuar përfundimin e procesit brenda tri ditëve. Ne sigurojmë saktësi dhe profesionalizëm për të gjitha llojet e bizneseve vendore, rajonale dhe kombëtare që dëshirojnë të ushtrojnë veprimtarinë ekonomike në Shqipëri. Pa marrë parasysh madhësinë e biznesit që planifikoni të filloni, ne ofrojmë këshilla dhe mbështetje për të gjitha format e regjistrimit të bizneseve.

Format e Regjistrimit të Biznesit:

- Biznesi Individual (P.F)

- Ortakëri e Përgjithshme (O.P)

- Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K)

- Shoqëri Aksionare (SH.A)

- Ndërmarrje Shoqërore

- Ndërmarrje Publike

Shërbimet që Ofrojmë:

- Asistencë në hapjen e aktivitetit

- Regjistrimi i biznesit

- Konsulencë dhe planifikim të taksave

- Përgatitja e deklaratave fiskale periodike

(mujor, vjetor)

Informacion i Detajuar për Regjistrimin e Biznesit:

Në vijim, do të gjeni informacion të detajuar për regjistrimin e bizneseve dhe organizatave jofitimprurëse, si person fizik, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, degë të shoqërive të huaja, zyra përfaqësimi dhe organizata jofitimprurëse.

Forma më e zakonshme dhe më e thjeshtë e regjistrimit të bizneseve të vogla është:

Person Fizik

Regjistrimi si person fizik është forma më e thjeshtë dhe më e përhapur për bizneset e vogla. Ky regjistrim ofron lehtësi në administrimin e biznesit, lehtësira tatimore dhe menaxhim të thjeshtë, megjithëse mbart përgjegjësi personale.

Mënyra më e thjeshtë për organizimin e një ortakërie është:

Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K)

Nëse kërkoni një formë të organizimit të thjeshtë për një sipërmarrje me një ose më shumë ortakë, shoqëria me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k) është opsioni i përshtatshëm. Kjo formë ofron fleksibilitet në regjistrim dhe menaxhim të thjeshtë, si dhe përgjegjësi të kufizuar.

Planifikimi i Biznesit

EKONOMISTI JONE krijon plane biznesi për strategjitë tuaja të ndryshme dhe për projekte të veçanta në fusha të ndryshme ekonomike. Ne ofrojmë gjithashtu krijimin e një plani biznesi inovativ për hapjen e një biznesi të ri (Start-Up), të qëndrueshëm dhe me perspektivë afatgjatë.

Elementet Kyçe të Planit të Biznesit:

- Vlerësimi i historikut dhe gjendjes aktuale: Analiza e mallrave ose shërbimeve dhe performancës së tyre aktuale.

- Vlerësimi i potencialit të ardhshëm: Analiza e mundësive për prodhimin dhe shitjen e mallrave ose shërbimeve dhe zhvillimi i strategjive të marketingut dhe tregut.

- Potenciali i resurseve dhe përdorimi i metodave adekuate: Aplikimi i metodave dhe modeleve për të arritur rezultatet e dëshiruara në të ardhmen.

focus photo of brown pencil and Field Notes book white printer paper
focus photo of brown pencil and Field Notes book white printer paper
blue ocean

Ju duhet një Ekonomiste për biznesin tuaj ?